albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Miku i familjes mbretërore: Elias nuk i takon asgjë, Princ Leka u tregua i mirë, i dha 300 metra tokë

by Editor
March 8, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Miku i familjes mbretërore: Elias nuk i takon asgjë, Princ Leka u tregua i mirë, i dha 300 metra tokë
Share on FacebookShare on Twitter

Sherri i bujshëm mes Princ Lekës dhe Elias vijon që të jetë kryefjalë në mediat shqiptare dhe jo vetëm, ndërkohë që persona të afërt me familjen japin versione të ndryshme të historisë. Ish-kreu i Legalitetit Ekrem Spahiu i ftuar në “Breaking, ka folur për sherrin në familjen mbretërore dhe divorcin e Princ Lekës nga Elia Zaharia.

Sipas tij, Elia Zaharia nuk meriton asnjë pasuri të patundshme sepse Princi i ka të trashëguara të gjitha nga mbreti. Por Princ Leka sipas Spahiut është treguar “mjaft i mirë dhe i ka dhënë Elias një tokë 300 metra pranë një hoteli në Tiranë, një ambient biznesi dhe disa të tjera.

Ekrem Spahiu: Princi është treguar shumë i kujdesshëm edhe në këtë proces divorci të shkojnë të paqtë të mos ketë probleme si për vajzën, si për pronën dhe për zgjidhjen e martesës. Konkretisht është nënshkruar para noterit marrëveshja për zgjidhjen e martesës me dakordësinë e dy palëve. Kontrata ka të bëjë edhe për pronat edhe për trajtimin e vajzës. Sikurse e thashë Elias nuk i takonte asnjë gjë nga pasuritë e tundshme të familjes mbretërore sepse princi i ka të gjitha të trashëguara nga mbreti. Por duke patur predispozitën maksimale, që pas divorcit ajo të kalojë një jetë të mirë dhe vajza me të gjitha detyrimet. I ka dhënë sipas kontratës një sipërfaqe banimi rreth 300 metra mbas një hoteli. E dyta i ka dhënë edhe në ambient për biznes edhe disa të tjera, krejtësisht me dëshirën e tij dhe të gjitha detyrimet e vajzës ia ka dhënë që para disa muajsh, domethënë një shumë parash vetëm në dispozicion të vajzës dhe do e trajtonte me financa gjatë gjithë kohës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Princ Leka dhe Elia Zaharia pak muaj më parë zyrtarizuan procedurat e divorcit, ndërsa së fundi ata ishin protagonist të një konflikti fizik mes tyre. Dyshohet se shkak për agravimin e situatës është pikërisht ndarja e pronave pas divorcit, pasi aktualisht Elia dhe vajza e saj janë duke jetuar në pallatin mbretëror. Ndërkohë që të dy u pajisën me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, dhe e kanë të ndaluar që ti afrohen njëri tjetrit më pak se 5 metra.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL