albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Milani zgjedh pasardhësin e Kessie

by Editor
August 24, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Milani zgjedh pasardhësin e Kessie
Share on FacebookShare on Twitter

Jean Onana është afër transferimit te Milani. 22-vjeçari nga Kameruni, i cili ka veshur nëntë herë fanellën e kombëtares së tij, luan si mesfushor dhe është pjesë e Bordeaux prej gushtit të vitit të kaluar, ekip ku u transferua nga Lille për shkak se në pozicionin e tij luante Renato Sanches, një tjetër emër që u ndoq dhe u kërkua për një kohë të gjatë nga kampionët e Italisë.

Onana është përzgjedhur si pasardhësi i Franck Kessie në mesfushën e ekipit të Stefano Piolit.

Kuqezinjtë italianë kanë dy opsione: huazimin e lojtarit afrikan me të drejtë blerjeje në fund të sezonit ose blerja e tij e menjëhershme për një shumë që sillet nga 5-6 milionë euro.
Opsioni i parë nuk preferohet shumë nga Bordeaux, që dëshiron shitjen dhe jo huazimin e lojtarit, i cili njihet për forcën e madhe fizike në mesin e fushës.

Onana ka edhe oferta të tjera, por për momentin i ka refuzuar të gjithë propozimet, pasi shpreson transferimin në kampionatin italian.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Nëse arrihet marrëveshja zyrtare me Bordeaux dhe Onana transferohet në Milanello, ai do të kthehej në futbollistin e shtatë që vjen te Milani nga Ligue 1 që prej momentit kur dyshja Paolo Maldini-Frederic Massara merren me merkaton e klubit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL