Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim adminitratorin e një restoranti në Linëz, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 25-vjeçare u gjet në gjendje të rëndë në pishinë.
52-vjeçari Ylli Hidri akuzohet për veprën penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi nuk kishte caktuar vëzhgues për pishinën e restorantit “Markata e Peshkut”.
Ndërsa 25-vjeçarja Enkeleda Trungu ndodhet në reanimacion në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë për jetën. E reja ishte duke u larë në pishinë së bashku me shokun e saj Orjolin Mete, 32-vjeç, dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet pasi të dy nuk dinin të notonin.
32-vjeçari Mete është proceduar në gjendje të lirë, për “plagosje të rëndë nga pakujdesia” pasi nuk i dha ndihmën e duhur 25-vjeçares.