albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Morën peng italianin për 100 kg kokainë! Si u kap gafil “shefi” në Lezhë?

by Editor
June 17, 2023
Reading Time: 1 min read
0
Morën peng italianin për 100 kg kokainë! Si u kap gafil “shefi” në Lezhë?
Share on FacebookShare on Twitter

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Lezhë pas një operacioni policor të kryer në bashkëpunim me policinë italiane.

39-vjeçari, pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike është arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ardian Sufaj kërkohej nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, Sufaj në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori me qëllim shitjen në Itali.

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga persona të paidentifikuar dhe A. S. me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një qytetar me qëllim që të merrnin prej tij informacion për vjedhjen e kokainës.

Por si u arrestua?

Sufaj që cilësohej nga italianët si drejtues i grupit kriminal u arrestua me urdhër të gjykatës italiane. 9 persona u shpallën në kërkim nga drejtësia italiane. Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohën në Itali dhe Shqipëri.

Autoritetet shqiptare pas sinjalizimit nga pala italiane i ishin vendosur në ndjekje prej disa muajsh duke e lokalizuar më pas e arrestuan. Në Itali u arrestuan pesë shqiptarë, tre domenikanë dhe një italian.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL