Ndërkohë, raportohet për përmbytje sporadike në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Gramsh, ku uji ka pushtuar rrugët për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.
Si do të jetë moti?
Situata pritet të jetë e njëjtë edhe gjatë orëve të pasdites deri në mbrëmje. Madje, përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.
Në Durrës pritet të ketë reshje me intensitet deri në 20 mm duke rritur rrezikun për përmbytje.
Vendi është goditur ndjeshëm edhe nga rrufetë gjatë orëve të fundit, ku zonat më të prekura kanë qenë Shkodra, Lezha, Tirana dhe Vlora.