albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Muçi kthehet përsëri protagonist me dy gola, sulmuesi shkëlqen në duelin ndaj serbëve

by Editor
January 15, 2023
Reading Time: 1 min read
0
Muçi kthehet përsëri protagonist me dy gola, sulmuesi shkëlqen në duelin ndaj serbëve
Share on FacebookShare on Twitter

Ernest Muçi është kthyer përsëri protagonist me fanellën e Legias së Varshavës, teksa sot ka qenë vendimtar në ndeshjen miqësore që kjo skuadër ka zhvilluar kundër klubit serb Çukariçki.

Legia po zhvillon fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Belek të Turqisë dhe sfida e fundit miqësore ka qenë pikërisht kjo e sotmja. Muçi u aktivizua titullar dhe ia doli që të linte shpejt shenjë në këtë duel duke shënuar që në minutën e dytë të takimit.

Në minutën e 24-t, ishte përsëri sulmuesi shqiptar protagonist me një aksion ku shmangu dy kundërshtarë për të dërguar më pas topin në rrjetë duke dyfishuar rezultatin në një ndeshje e cila në fund u mbyll me shifrat 3-2 për Legian.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Skuadra polake kishte ndarë grupin e lojtarëve në dy pjesë dhe disa prej tyre luajtën sot paradite një test miqësor me Çemnitzer të Gjermanisë. Në atë sfidë u aktivizua edhe mesfushori Jurgen Çelhaka, i cili mund të ketë një rol protagonisti në klubin polak në pjesën e dytë të edicionit

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL