albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“NATO do përgatitet”, Stoltenberg thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e armëve

by Editor
February 10, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“NATO do përgatitet”, Stoltenberg thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e armëve
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një intervistë të botuar sot në shtypin gjerman, u bëri thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e tyre të armëve për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të parandaluar një konfrontim me Moskën “që mund të zgjasë për dekada”.

Me më pak se një javë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel më 15 dhe 16 shkurt, Jens Stoltenberg tha: “Ne duhet të rindërtojmë dhe zhvillojmë bazën tonë industriale më shpejt për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të riorganizuar stoqet tona”.

“Kjo do të thotë se ne duhet të kalojmë nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë në kohë konflikti”, tha Stoltenberg për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për një vend aleat në NATO, por në të njëjtën kohë, Kremlini bën rregullisht kërcënime kundër vendeve të NATO-s”, tha Stoltenberg.

Duke theksuar se pushtimi rus i Ukrainës gati dy vjet më parë tregoi se paqja në Evropë nuk është e sigurtë, ai këmbënguli në rëndësinë e mbrojtjes së vendeve të aleancës.

“Për sa kohë që investojmë në sigurinë tonë dhe mbetemi të bashkuar, do të vazhdojmë të parandalojmë çdo sulm”, tha ai.

“NATO nuk po kërkon luftë me Rusinë, por ne duhet të përgatitemi për një konfrontim që mund të zgjasë dekada,” tha ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL