albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërtimi i kampit të emigrantëve në Gjadër, Sky News: Vendet e BE-së po i kërkojnë llogari Italisë

by Editor
August 3, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Ndërtimi i kampit të emigrantëve në Gjadër, Sky News: Vendet e BE-së po i kërkojnë llogari Italisë
Share on FacebookShare on Twitter

Punimet në kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës, janë parë nga afër nga media britanike, Sky News .

Media britanik shkruan se 15 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian i kanë kërkuar Italisë detajet e skemës për ndërtimin e qendrave.

“Hulumtimi ynë sugjeron se 15 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Italisë të ndajë detajet e skemës së tyre. Zyrtarët italianë kanë refuzuar të thonë se sa do të kushtojë projekti, por ne e kuptojmë se marrëveshja pesëvjeçare do të kushtojë pothuajse 1 miliard euro.” -shkruan artikulli.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Më tej në artikull thuhet se qendra fillestare e pritjes së emigrantëve përbëhet nga rreth 70 persona, duke përfshirë oficerë policie italianë dhe kontraktorë privatë që menaxhojnë të dyja qendrat.

“Menaxheri i policisë së shtetit italian, Evandro Clementucci, mbikëqyr qendrën dhe na tregoi rreth dhomës së kontrollit e cila monitoron 40 kamera CCTV në gardhin metalik me perimetër pesë metra të lartë.” –shkruan Sky Neës.

Rrjeti britanik ka ironizuar faktin që zyrtarët në vendin tonë, por edhe nga Italia, janë shprehur se qendra në Gjadër do të jetë gati “brenda disa javësh”.

“Ne pamë gjithashtu zona pritjeje, objekte mjekësore, dushe dhe parking për autobusët që do të nisen për në Gjadër. Gjatë udhëtimit 25-minutësh atje, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, hodhi poshtë çdo krahasim me skemën e dështuar të azilit të Mbretërisë së Bashkuar në Ruandë.” –shkruhet në artikull.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL