albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ne jemi nusja që presim dhëndrin”, Rama për Bullgarinë: Na kanë zënë rrugën për në BE, por edhe ata janë “burra me probleme”

by Editor
June 8, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Ne jemi nusja që presim dhëndrin”, Rama për Bullgarinë: Na kanë zënë rrugën për në BE, por edhe ata janë “burra me probleme”
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim të fortë ndaj BE-së në Samitin e Ballkanit të Hapur duke thënë se kur shkonte më parë në Bruksel, merrte motivim prej zyrtarëve atje, kurse tani sipas tij, duket sikur ai shkon dhe u jep motivim atyre, të cilët duken të lodhur.

“Dy fjalë edhe për BE dhe këtë dasmën. Unë e kam thënë dhe më parë Shqipëria nuk përgatitet për atë dasmë. Nëse do ndodhë dasma do shkojë me rroba të rastit. Nuk do vishemi, do zbukurohemi, nuk do shpenzojmë të bëjmë banketin në pritje që të vijnë krushqit dhe mbetemi me nusen në derë se nuk vijnë krushqit për ta marrë. Ose më keq, na ngelet dhëndri në derë”, tha Rama duke shtuar se Ballkanit tani po i bëhet pengesë edhe Bullgaria, e cila sipas Ramës nuk është ndonjë “burrë pa probleme”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Ballkani i Hapur është Burrë, Evropa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne. Do ishte më mirë të ishim nusja se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë, do ta ndërtojmë Evropën këtu. Kur të duan ata ta bëjnë dasmën ne jemi gati. Mos e merrni me kaq stres punën e dasmës, i them miqve të Maqedonisë së Veriut. Na futët e dhe ne stresin. Sa herë vijmë këtu të mërzitur që nuk do ju marrë njeri. Nuk ju marrin, ka mbaruar kjo punë”, tha Rama.

Kryeministri tha se Ballkani do të jetë këtu dhe do të presë deri sa BE të na bëjë pjesë të saj.

“Ballkani nuk të vdesë, por edhe ky i hapuri nuk vdes. Ne këtu jemi. Edhe Maqedonia edhe Bosnia këtu janë. Ne jemi këtu në mes të Europës. BE na bëjnë ata, por europianë na bëjnë ata”, tha Rama

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL