albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Në orën 11:00 ekzekutohet Lulzim Basha, deputetët e PD firmosin dokumentin

by Editor
March 12, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Krisja e madhe / 32 nga 59 deputetë të PD-së kundër Bashës. Publikohet lista e emrave
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Pas humbjes së 6-të radhazi e kur shumica e demokratëve tani më ka dalë hapur kundër tij, Lulzim Basha do të mbledh sot në orën 11:00.  Kjo mbledhje do të zhvillohet në selinë blu, teksa vjen në një kohë kur Basha ka njoftuar se pas 6 marsit do të bëjë një analizë të thellë të rezultatit e ku gjithkush, përfshirë edhe atë, do të mbajë përgjegjësi.

Ai pranoi humbjen pak ditë më parë, por nuk e bëri fajtor veten e tij si kryetar i PD-së, pasi sipas tij, kjo do të dalë pas procesit të reflektimit dhe analizës që do të bëhet.

Ndërkohë, pasi u përballën me rezistencën e kryedemokratit ndaj kërkesës së tyre për dorëheqje, deputetët e PD ndërmarrin një tjetër hap. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për t’i kërkuar zyrtarisht dorëheqjen Bashës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

I iniciuar nga  deputeti Tomor Alizoti, ky dokument tashmë po qarkullon mes deputetëve, të cilët disa ditë më parë i kërkuan përballë dorëheqjen.

Zërat mes grupit parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit janë shtuar, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht. I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj ndërsa ligjvënësi demokrat i Shkodrës Helidon Bushati kërkoi një kuvend bashkimi mes demokratësh. Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit. Një ditë më parë ai pranoi humbjen, por tha se marrja e përgjegjësive do të bëhet pasi një procesi analize.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL