albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në tragetin e djegur, tre shqiptarë/ “Zjarri nisi në 3 të mëngjesit nga kamionët frigoriferike”

by Editor
February 19, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Në tragetin e djegur, tre shqiptarë/ “Zjarri nisi në 3 të mëngjesit nga kamionët frigoriferike”
Share on FacebookShare on Twitter

Në tragetin që u dogj në ujërat mes Shqipërisë dhe Greqisë ishin edhe tre shqiptarë të cilët mundën të shpëtojnë.

 

Një prej tyre Zef Lufi, nga Puka por që jeton në Selanik, e gjetëm në hotelet e Korfuzit ku u strehuan personat e mbijetuar nga incidenti në det.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Në tre na zgjuan se ka zjarr dilni jashtë. Dolëm jashtë hipëm sipër në tarracën e tragetit. Na morri personeli i tragetit na rreshtoi dhe na thanë do prisni këtu, shikoja tym shumë të madh në tarracë. Na mbajtën për një orë e panë që nuk mund të shuhej zjarri, na vunë në dy varka dhe e lamë tragetin. Kjo ndodhi e pamë vdekjen para syve na larguan nja 50 metra larg tragetit dhe për 20 minuta i hipi flaka gjithë tragetit gjithandej dhe do zoti shpëtuam. Ishte edhe një shqiptar qe ishte me mua, ai është ne hotel me shume kane qene bullgare dhe rumune. Shkaqet e zjarrit nuk e kuptoj, thoshin ne garazh ka kamion frigorifer ka pësuar shkëndija zjarri sepse lidhen korrenti me frigoriferët se kishte frigoriferë me peshk me gjera te ngrira dhe te gjalla”, u shpreh ai.

Ndërkohë lufta me flakët në traget ka vazhduar gjatë ditë natës. Po ashtu edhe kërkimet për 12 persona që mungojnë në listën e udhëtarëve. Bëhet fjalë për 7 shtetas bullgarë, një lituanez, tre grekë dhe një turk. Dyshohet se ata ndodheshin në kabinat kamionëve të tyre, në kohën që Euro Ferry Olimpia u përfshi nga flakët në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit.

Tags: tragetetzjarr

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL