Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi kryediplomati evropian, Josep Borrell u shpreh i alarmuar me zhvillimet e sotme në veri.
Kurti, fillimisht ka thënë se ushtrimet e FSK-së në Mitrovicë të Jugut ishin të planifikuar, dhe KFOR-i ishte i informuar.
Ai madje, ka shtuar se dezinformimi është “i rrezikshëm dhe i papranueshëm”.
“Ushtrimet e sotme të FSK-së në Mitrovicë të Jugut janë një aktivitet i planifikuar, për të cilin KFOR-i ishte i informuar. Kishte 215 ushtarë nga garnizoni “Minatori” deri në Frashër dhe pas. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.” – u shpreh ai.
Kryeministri ka shtuar se policia arrestoi sot një person në veri për “sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it”, bazuar në prova të shumta.