albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

‘Nëse nuk ia hedh helmin të pret plumbi, 5 pika, ta heqim qafe malokun. Si u tentua të eleminohej brenda burgut Luftar Reçi

by Editor
February 23, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
‘Nëse nuk ia hedh helmin të pret plumbi, 5 pika, ta heqim qafe malokun. Si u tentua të eleminohej brenda burgut Luftar Reçi
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja e SPAK, që çoi në pranga ‘Reqin e Korçës’, identiteti i të cilit është Gentian Goskova. Ky i fundit u la dje në burg me kërkesë të SPAK nga Gjykata e Posaçme.

Mësohet se Goskova dhe Ervis Kosova, kanë kërcënuar dëshmitarin e drejtësisë Luftar Reçi dhe më pas kanë tentuar ta vrasin me qëllim për të zhlverësuar thëniet e tij para prokurorisë.

Një punonjës i burgut të Drenovës ishte kontaktuar për të futur brenda institucionit helmin që do të hidhej në ushqimin e dëshmitarit Reçi, i cili ka hedhur dritë mbi vrasjen e dyfishtë të Klodian Salliut dhe Vajdin Lames, ngjarje e ndodhur kjo në Tiranë.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Pjesë e kësaj skeme për helmimin e dëshmitarit, ka qënë dhe Ervis Kosova, një njeri i besuar i Shullazit, që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas dosjes hetimore “Reqi” dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpuntori i SPAK.

Por punonjësi i burgut, E.P, njëherësh mbante kontakte dhe më prokurorin e SPAK-ut që ndjek çështjen e Shullazit, duke e informuar për çdo situatë dhe bisedë që bënte me dy personat.

Sipas hetimeve, E.P, ka treguar se gjatë një bisede që ka zhvilluar me “Reqin” në datën 28 dhjetor 2021 në zonën përballë “Terminalit të Autobuzave”, ai i ka thënë:”… si mundet ta heqim qafe atë malokun dibran Të japim ty 10 mijë euro parapagim dhe ilaçin dhe më pas 90 mijë euro ti japim kur të mbarosh punë…”.

Punonjësi i policisë së burgjeve, i ka pohuar “Reqit” se do flisnin prapë, dhe këtë gjë e ka bërë që të fitonte kohë me qëllim për të njoftuar dhe prokurorinë përë këtë skenar.

I infiltruari i SPAK-ut në këto negociata dhe marrëveshje për të eleminuar Luftar Reçin brenda në burg, ka treguar dhe një takim tjetër me “Reqin” dhe Ervis Goskovën ku i kishin dhënë edhe ilaçin që duhej ti hidhej në ushqim të dënuarit.

Dëshmitari ka thënë se Reqi dhe personi tjetër, e kanë dërguar me makinë deri tek IEVP Drenovë.

“Rreth 150 metra, pa arritur tek porta personi që ishte në vend të parë, zgjati dorën dhe më dha një shishe farmacie me ngjyrë kafe duke më thënë: “…ju e merrni ushqimin e tij (Luftarit) dhe ja çoni në dhomë, ke mundësi të hedhësh 5 pika nga ky ilaçi që ka shishja, në ndonjë vend pa kamera dhe t`ia japësh Luftarit, që ta hajë. Personi, pasi ma dha ilaçin më tha: Nëse nuk e bën këtë punë të pret plumbi”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL