Pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook. Berisha shprehet se Basha ka hyrë në vetmi të thellë, ndërsa thekson se ai ka abuzuar me besimin e demokratëve.
Teksa i referohet protestës së ditës së nesërme që do të zhvillohet para selisë blu, Berisha thekson se nesër do të jeta dita e lirisë.
Sipas ish-kryeministrit, “sot i madh e i vogel brenda dhe jashte Shqiperise e ka te qarte qe Lulzim Basha eshte non grata per te gjithe demokratet”
REAGIMI I BERISHES
Lulzim Brava nen panik dhe i barrikaduar ne bunkerin e tij beri nje konference shtypi pa gazetare dhe kamera brenda! Ky eshte politikani i vetem ne bote qe del dhe flet me vete pasi askush nuk e beson me!
Basha mund te deliroje dhe te mashtroje se ai ka mbeshtetjen e 95% te shqiptareve, 99% te amerikaneve dhe 110% te evropianeve por askush nuk e kupton dot perse nje politikan qe pretendon qe ka shumicen e dy kontinenteve, mbyllet me hekura dhe beton ne nje bunker!
Ndonese I shkarkuar nga Kuvendi i jashtezakonshem statutor me voten kunder te tij te 4446 delegateve dhe referendumit te pare ne histori te 44 mije anetareve te PD, Lulzim Brava ne nje akt amoraliteti total politik kerkon t’u shese shqiptareve ne antikuvendin e tij, 1958 karrike per 5004 delegate imagjinare, duke deshmuar se eshte nje mashtrues i paskrupullt qe nuk njeh asnje norme, parim, apo standart, as politik e as moral!
Koha e tij mbaroi. Sot i madh e i vogel brenda dhe jashte Shqiperise e ka te qarte qe Lulzim Basha eshte non grata per te gjithe demokratet. Eshte i tille sepse ne 8 vjet u solli atyre vetem humbje dhe deshtim. Ne 8 vjet shkeli dhe shiti sakrificat e tyre per te mbushur xhepat e tij dhe te familjareve ne pazare te pista me Edi Ramen! Dhe sot kur demokratet e kane braktisur masivisht mendon se do gjeje shpetim ne mashtrime dhe dyer te blinduara! Kjo eshte metamorfoza me e shemtuar por e merituar e nje besepreri qe pasi ka shitur e tradhetuar te gjithe demokratet per interesa e tij private e sheh veten te braktisur brenda nje bunkeri!
Neser eshte dita e lirise dhe fundi i pengut te pabese qe ka 8 vjet qe pasurohet mbi djersen, vuajtjet dhe humbjet e demokrateve.
Reagimi yne nuk eshte thjesht per nje peng pa nder dhe dinjitet por per qindra mijera demokrate, demokratë dhe mbare shqiptaret per te cilet parimi themelor i demokracise eshte shumica vendos, pakica respekton dhe respektohet, te cilet neser do te jene deshmitare te rikthimit me te bukur te PD me gjithe fuqine e saj. Peng Basha ka hyre ne vetmi te thelle sepse shkelmoi dhe abuzoi me besimin e demokrateve.
Koha eshte e demokrateve. Neser eshte festa dhe fitorja e tyre!