albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Nga Bardh Spahia te Voltana Ademi, kush janë kandidatët e Berishës për Bashkinë e Shkodrës

by Editor
January 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e fundit të afatit për dorëzimin e emrave të kandidatëve për primaret e të dielës, Komisioni i Rithemelimit të PD-së, në Shkodër, ka depozituar emrat.

Ashtu siç pritej, dy emrat potencialë në listë janë ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, i cili vjen në këtë garë si kandidati më i votuar në emër të përveçëm në zgjedhjet e 25 Prillit, por nuk e mori dot mandatit për shkak se ishte renditur i shtati në listë.

Ndërkohë që emri tjetër ashtu siç flitej është edhe ai i Kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Ndërkohë emrat e tjerë janë ato ish kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka, ish deputeti Astrit Bushati, N/Kryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli.

Të gjithë kandidatët kanë depozituar dokumentat e kërkuara, bashkë me formularin TIP që iu ishte dorëzuar.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Lulzim Basha për garën e Shkodrës, nëse do të dalë me një emër të ndryshë nga Berisha, duke rrezikuar kështu humbjen e  të vetmes bashki që është qeverisur në këto vite nga të djathtët.

Në zgjedhjet e 6 Marsit, qytetarët në 6 Bashki të vendit do të zgjedhin drejtuesit e tyre, duke filluar nga Shkodra, Vau i Dejës, Vora, Durrësi, Lushnja dhe Rrogozhina.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL