albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga varësja, udhëtimet te ndërhyrjet estetike/ Dhuratat që morën 4 finalistët e Big Brother

by Editor
February 3, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Nga varësja, udhëtimet te ndërhyrjet estetike/ Dhuratat që morën 4 finalistët e Big Brother
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e djeshme mbylli rrugëtimin në Kosovë programi Big Brother Vip, ku fitues u shpall Lumbardhi, ndërsa të gjithë finalistët e tjerën morën dhurata dhe shpërblime monetare.

Lumbardhi, i cili u shpall fitues mori me vete gjithsej 144 mijë euro nga çmimi maksimal i këtij edicioni që ka qenë plot 200 mijë. Nga 10 mijë euro i janë ndarë tre finalistëve të tjerë, gjersa 26 mijë euro janë humbur nga lojërat që banorët kanë dështuar t’i kryejnë me sukses brenda shtëpisë.

Por megjithatë, përveç çmimeve monetare, ata morën edhe shumë dhurata të tjera gjatë spektaklit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Lumbardhit përveç 144 mijë eurove, në fillim të spektaklit iu dha dhuratë një udhëtim në Spanjë, për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet e Mallorca FC.

Ndërkohë, transgjinores së shumë përfolur të këtij edicioni, Edona James, e cila përfundoi e katërta në rezultatin final, iu dhurua një udhëtim në Turqi, me mundësi kryerje të ndërhyrjeve estetike në një klinikë të njohur atje.

Blerandos në anën tjetër iu dhurua një mundësi bashkëpunimi me producentin turk, Alper Atakan, për të realizuar një këngë në Stamboll, me producentin që ka realizuar këngë për emra shumë të njohur turq.

E një dhuratë mjaft e madhe iu bë edhe banores Shqipe Hysenaj, e cila e njohur për patriotizmin e saj brenda shtëpisë, mori si dhuratë një varëse me simbol shqiponje.

Varësja në fjalë e cila është gdhendur nga një prej agjendarive më të njohura në Kosovë, ka vlerën e jo më pak se 10 mijë eurove, dhe ajo iu vu në qafë nga vëllai i saj i cili erdhi si surprizë për ta takuar në natën finale.

Sikur të mos përfundonte me kaq, të katër banorët fituan së bashku edhe nga një udhëtim çift secili, në destinacione të ndryshme të Greqisë, si: Athinë, Selanik dhe Halkidiki.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL