Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për të pandehurit M.N. dhe E.R. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale dëmtimi i varreve apo kufomave.
Dy shtetas në Kosovë janë dënuar me 30 ditë heqje lirie, pasi ndaj tyre rëndon vepra penale dëmtimi i varreve apo kufomave.
Dyshohet se në 9 shkurt, rreth orës 13:30, shtetasit me iniciale M.N. dhe E.R. kanë shkuar me makinën e tyre në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë që të tërheqin nga aty trupin e pajetë të viktimës H.K., dhe të njëjtin ta dërgojnë në Prizren, për ceremoninë e varrimit nga familjarët e tij.
Por të dyshuarit janë ngatërruar dhe kanë marrë trupin e pajetë të një tjetër viktime, me incialet.
Trupi i pajetë i viktimës Z.D., rreth orës 14:30, është dërguar në varrezat e qytetit në Prizren dhe iu është dorëzuar familjarëve të viktimës H.K., dhe familja e tij e kanë varrosur në varrezat e qytetit në Prizren, duke menduar se është trupi i familjarit të tyre.
Më vonë, kanë kuptuar se është bërë ngatërrimi i kufomave dhe se në varrezat e qytetit në Prizren, është varrosur gabimisht trupi i pajetë i viktimës Z.D.
Pasi kanë kutpuar ngatërresën e bërë, .R., dhe M.N. sërish janë kthyer në Klinikën Infektive dhe nga aty kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës H.K., dhe e kanë dërguar në varrezat e qytetit në Prizren
Të dyshuarit e lartcekur, rreth orës 18:00, kanë paguar 300 euro disa persona që të bëjnë zhvarrimin e trupit të pajetë të viktimës Z.D., dhe në të njëjtin varr, kanë varrosur viktimën H.K.
E gjithë kjo, është kryer pa prezencën e familjarëve të viktimës H.K., dhe pa njoftuar zyrtarët policor. Më pastaj, trupi i zhvarrosur viktimës Z.D., është kthyer sërish në Prishtinë, raporton KosovaPress.