Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pak minuta më parë ku 1 persona ka mbetur i vrarë dhe 3 të tjerë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kompleksion “Fiori Di Bosko” në lagjen Don Bosko në kryeqytet. Mësohet se ka pasur një konflikt mes dy grupesh të rinjsh të cilët pas përdorimit të armëve ngjarja mori përmasa tragjike.
Mësohet gjithashtu se viktima ka humbur jetën në spital teksa pas plagosjes ka pasur shenja jete.
Policia ka ngritur pika kontrolli në pikat lidhëse ke Durrësin dhe Krujën. Gjithashtu po pyten dëshmitarët dhe po nxirren edhe pamjet e kamerave të sigurisë.