albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ngjela: Suksesi i Biden me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion

Me anë të një postimi në Facebook Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar në lidhje me situatën në Rusi, duke e lidhur atë edhe me Shqipërinë. Ngjela shkruan se suksesi i Joe Biden -it me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor.

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas tij, eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pasi mbaruat pritjen e Rusisë dhe të Serbisë në Shqipëri dhe në Kosovë me gëzim; tani filloni pritjen me ankth të SPAK-ut”, shkruan Ngjela.

Postimi i plote i Ngjeles

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

I thashë të korruptuarëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: nuk do të pushtohet Ukraina; por do të vritet Putini.

l.

Ja, sot Putin mavria po tërhiqet.

Por më qesharak nuk është Putini, por një komedi e plotë ishte gëzimi i madh i korrupsionit të lartë shqiptar.

Ne qeshnim me ta; se ata e dinë ende Rusinë superfuqi ushtarake që të bën gjëmën. Po paratë për luftë ku i ka? – pyesja unë.

l’argent fait la guerre (paraja bën luftën) na ka thënë Napoleon Bonaparti. E pra; ku do t’i gjente paratë Putin ziu!!! Por, korripsioni i lartë i Tiranës qe gjithë shpresë.

Ushtria ruse, “e mbaroi stërvitjen” tha Moska sot, duke tërhequr trupat nga rrethimi i Ukrainës. Komedi… por vjedhësit tanë janë të mërzitur.

ll.

Dhe tani, mendoj se Putini do të jetë në vështirësinë që ai vetë i krijoi pushtetit të tij. Ai e zhyti Rusinë në fronin e tij; sepse, në dy dekada, krijoi për veten një fron monarkik për shumë arsye. Por historia na ka thënë që: përreth fronit gjëmon gjithmonë rufeja.

E pra; a do t’i gjëmojë rrufeja Putinit pas këtij dështimi qesharak?

Të shohim.

Po mërzitja e korrupsionit të lartë shqiptar si do të vijojë? Kjo në fakt është komedi e krijuar nga të temburit e mëdhenj të Shqipërisë. Dhe, frika do të rritet.

Po korrupsioni i lartë shqiptar?

Suksesi i Joe Biden -it me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor.

lll.

Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh.

Sot janë të mërzitur.

Zotërinj; pasi mbaruat pritjen e Rusisë dhe të Serbisë në Shqipëri dhe në Kosovë me gëzim; tani filloni pritjen me ankth të SPAK-ut.

IV.

Po SPAK-u, kur do të godasë sërish në Tiranë?

Gjithçka varet nga politika amerikane. Kurse shqiptarët po presin.

Goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri do të sjellë një vlerë të re për Amerikën në opinionin publik shqiptar. Dhe këtë duhet ta dijë politika amerikane… dhe kuptohet se ajo e di shumë mirë.

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ishte në përbërësit kryesorë të luftës që kërkonte të hapte Rusia kundër Ukrainës – kjo tani u shfaq botërisht. Dhe kjo është vlerë e rritur për shqiptarët.

Prandaj, kuptohet se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me eliminimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, e humbet shpresën edhe Moska edhe Beogradi kundrejt Shqipërisë. Prandaj, kjo kohë historike e kërkon të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL