Trupi i pajetë i një 55-vjeçari është gjetur në fshatin Brataj të Bashkisë Selenicë pasditen e sotme. 55-vjeçari rezulton se ishte larguar nga banesa që më datë 3 janar dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se ai është vetëvarur në kushte të rënduara psikologjike.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Selenicë/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2022, në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.
Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.