albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Një ditë pas vizitës në Tiranë, Erdogan i bën pritje madhështore Vuçiç në Ankara

by Editor
January 18, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vizitës në Tiranë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka pritur në një takim zyrtar në Ankara presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ashtu sikurse edhe Ramës rreth një vit më parë, edhe presidentit serb iu bë një ceremoni madhështore pritjeje shtetërore.

Situata në Bosnjë dhe çështjet e sigurisë në Ballkan ishin temat kryesore të diskutimit midis dy krerëve të shteteve.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Biseduam për krizën në Bosnje dhe Hercegovinë. Mbështetja e Serbisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Është e nevojshme të punojmë të gjithë se bashku, komuniteti ndërkombëtar, për të kapërcyer krizën. Turqia do të bëjë gjithçka për të ulur tensionet në Ballkan. Pas zgjedhjeve të Serbisë, ndoshta do të zhvillojmë një takim bashkë me tre anëtaret e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës”, deklaroi Erdogan.

Nga ana tjetër edhe Vuçiç u shpreh në të njëjtën linjë ku deklaroi se Serbia do të respektojë integritetin e Bosnjës për aq kohë sa do të vlerësohet edhe integriteti i Republikës Sërpska.

“I thashë Erdogan se Serbia do të respektojë integritetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, pasi besojmë që  është e rëndësishme të respektohet integriteti i Republikës Sërpska brenda. Ne nuk do të devijojmë prej  marrëveshjes paqësore,  Marrëveshjes së Dejtonit, kjo është e vetmja politikë që mund të na garantojë ruajtjen e paqes”, tha Vuçiç.

Takimi u finalizua me nënshkrimin e 4 marrëveshjeve për bashkëpunim në tregti, arsim dhe turizëm.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL