Kryeministri, Edi Rama nuk ka lënë pa “thumbuar” edhe ish kryeministrin Sali Berisha duke përmendur edhe çështjen e shpalljes non-grata që sipas Berishës po gjykohet në gjykatën e Parisit.
Gjatë takimit me disa prej banorëve në Kamëz të cilëve u ka dhënë çelësat e 112 apartamenteve të rindërtuara, Rama është fokusuar mësë shumti në batutat e bëra me qytetarët e pranishëm, të cilët nëtëshumtën e rasteve i konsideroi si “demokratë”.
“Me demokratët e kam prapë, bëni shumë kujdes se ju ka kapur kjo sëmundja me ja ndërru bravat njëri tjetrit, mos bëni shakara të tilla se nuk ka lezet. Shikonin punën tuaj. Partia ka punët e veta, mos u merrni me punët e partisë. Shifni punën tuaj, aq më tepër që ju e keni gjetur shërbëtorin e duhur PS. Ju keni si ajo parulla e parë e PD “në qeverisin bota na ndihmon”. Edhe këtu në Kamzës ashtu jeni: Ne rrimë PS na ndihmon, ose ne protestojmë PS na ndihmon. Jemi të gjithë mirë me shëndet, jemi të motivuar falë protestave tuaja. Por bëni kujdes me protestat e tjera, mos shkoni pas berihait. Ju nuk keni punë me Gjykatën e Parisit, ju shtëpitë i keni tuajat, nuk vjen njeriu t’jua marrë, as duhet të shkoni në gjykatë për ti marrë. Rroftë PD sepse tani që na la kemi nostalgji për PD. Nuk kemi çfarë të bëjmë”– tha Rama.