albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Nuk mbajti dot lotët, Dybala: Sot rrugët tona ndahen, por do t’iu mbaj gjithnjë në zemër!

by Editor
May 17, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Nuk mbajti dot lotët, Dybala: Sot rrugët tona ndahen, por do t’iu mbaj gjithnjë në zemër!
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Dybala i dha fund aventurës së tij me Juventusin mbrëmjen e djeshme në ndeshjen kundër Lazios, takim i cili u zhvillua në “Allianz Stadium” dhe përfundoi me shifrat 2-2.

Dybala e nisi këtë sfidë titullarë përkrah Vlahovic, teksa në minutën  e 17-të kur Chiellini doli nga fusha e lojës, pasi edhe italiani mbylli aventurën e tij me “Zonjën e Vjetër”, shiriti i kapitenit kaloi në krahun e argjentinasit.

As Dybala nuk i mbajti dot lotët në “Allianz” para tifozëve të tij, emocionet që e kapluan argjentinasin treguan shumë për vendimin e tij për t’u larguar nga bardhezinjtë. Por pas lotëve të derdhur në ndeshjen e lamtumirës, 28-vjeçari ka përshëndetur nëpërmjet Instagramit tifozët e tij dhe ambientin bardhezi duke shpresuar se në këto sezone të mund t’i ketë dhuruar sadopak kënaqësi.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

“Erdha te Juventus në moshën 21-vjeçare ashtu si numri që mbaja në fanellë, në këto vite jam rritur si lojtar dhe si njeri. Kanë qenë vite të bukura, me punë, gola dhe suksese. Por, jo gjithnjë ka shkuar siç e meritonim apo shpresonim. Gjithsesi, ia kemi dalë gjithnjë të ringrihemi dhe falë kësaj skuadre kam përmbushur objektiva të rëndësishëm. Kam gjetur lojtarë special dhe jam ndjerë gjithmonë i dashur nga tifozët, nga njerëzit dhe fëmijët në ambientin e Juventus.

Këtë nuk do ta harroj kurrë. Me kalimin e kohës janë shtuar përgjegjësitë dhe gjithnjë jam munduar të tregohem në lartësinë e duhur. Kam qenë me ju për shtatë vite, shtatë vite të bukura por edhe me momente të vështira. Sot rrugët tona ndahen, por do t’iu mbaj gjithnjë në zemër sepse më keni dhuruar shumë dashuri dhe respekt. Shpresoj t’iu kem dhuruar sadopak kënaqësi”, mbyll mesazhin e tij Dybala.

 

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL