Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkun dhe Sekretarin e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, Haçi.
Shkak për këtë kallëzim është bërë zgjedhja e kryetarit të shoqatës sportive Tirana, që sipas Veliajt është bërë me vota të falsifikuara, pasi nuk kanë qenë të gjithë votuesit anëtarë.
Një ditë më parë, Veliaj paralajmëroi se do të depozitonte kallëzimet penale duke akuzuar se “e gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll’.
“Sot është vetëm fillimi, ne do marrim vendimet sot. Do ja paraqesim vendimet gjykatës”- u shpreh Veliaj të hënën.
Kujtojmë që prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit Armando Duka, lidhur me administrimin e një fondi prej 1.3 milion eurosh që UEFA ia ka kaluar asaj për llogari të Klubit të futbollit të Tiranës.
Prokuroria ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës ndaj Dukës.