Denis Meçe, autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në ambientet e jashtme të godinës ndodhen edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë. Në gjendej të rënduar psikologjike motra e viktimës është përpjekur të kalojë kangjëllat e Gjykatës dhe të shikojë autorin, të cilit i bërtet “O kafshë”.
42-vjeçari Egli Proga është dhunuar dhe si pasojë ai ka humbur jetën.
Familja e tij ka pretenduar se policia ka fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, duke deklaruar se Elgi Proga kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë deklaruar se në vrasjen e tij nuk është përfshirë vetëm një person, por hedhin akuza për krim të ndodhur në bashkëpunim.