albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

OBSH: Omicron nuk duhet të kategorizohet “i butë”

by Editor
January 7, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit duket se nuk shkakton sëmundje të rënda në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet “i butë”.

Janet Diaz nga OBSH, ka thënë më 6 Janar se studimet e hershme tregojnë se nga Omicron ka më pak mundësi të shtrimit të njerëzve në spital.

Ajo u ka thënë gazetarëve nga Gjeneva, se rreziku më i vogël vërehet si te të rinjtë, ashtu edhe te personat më të moshuar.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmurje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në të njëjtën konferencë për media.

“Sikur edhe variantet tjera, Omicron është duke shtrirë njerëzit në spital dhe po i vret ata”.

Ai ka paralajmëruar për një “cunami” të infektimeve globale.

Agjencia ka regjistruar 9.5 milionë raste të reja në gjithë botën, çka shënon rritje prej 71 për qind nga java në javë.

Numri i saktë i të infektuarve besohet se është shumë më i lartë pasi shumë rajone nuk janë duke testuar mjaftueshëm njerëz, apo raportimet nuk janë të plota.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL