OBSH e pranon se dy vjet pas fillimit të pandemisë së koronavirusit, shpresat që Omicron do të sjellë fundin e pandemisë, sa vjen e shtohen.
Vetë OBSH duket e pohon se pandemia tani po zhvillohet më shumë si një infeksion endemik, që ashtu si një grip mund të shfaqet vazhdimisht dhe shpesh në një rajon të kufizuar ose në një pjesë të popullsisë.
“Është e besueshme që Europa po shkon drejt një faze të fundit të pandemisë. Kur të bjerë vala aktuale e Omicron në kontinent, do të ketë për javë e muaj të tërë imunitet ndaj koronavirusit; kjo do të vijë ose falë vaksinimit ose sepse njerëzit për shkak të infektimit kanë fituar imunitet. Ndërkohë të gjithë kësaj, do t’i shtohet edhe efekti favorizues i stinës”, tha Hans Kluge, kreu i OBSH për Europën.
Sipas vlerësimit të OBSH-së deri në mars mund të jenë infektuar në mbarë Europën rreth 60 përqind e njerëzve me variantin omikron.
Ky variant është mjaft ngjitës, por sipas njohurive të deritanishme, ecuria e sëmundjes është më e lehtë krahasuar me variantet e mëparshëm të koronavirusit.
Kluge megjithatë tërhoqi vëmendjen për të pasur kujdes edhe më tej, pasi koronavirusi SARS-CoV-2 na ka surprizuar më shumë se një herë, dhe ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.