Në Tiranë u arrestuan 9 persona të cilët organizonin lojëra fati në një lokal rrugën ‘Llambi Zeçishti’ në Sharrë.
Gjatë kontrollit policia ka arrestuar O. M., 35 vjeç, E. H., 23 vjeç, A. Xh., 30 vjeç, L. Q., 22 vjeç, E. Gj. 33 vjeç, E. H., 24 vjeç, E. K., 33 vjeç, dhe J. Ç., 39 vjeç, të cilët po luanin lojëra fati në lokalin në administrim të 29-vjeçarit me iniciale D.Xh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.