Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar zyrtarisht për takimin e djeshëm që pati me Shefin e CIA-s, William Burns. Osmani ka thënë se aleanca me SHBA-të, është garanci për siguri, paqe e sukses.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar edhe foto nga takimi. Burns është takuar sot edhe me Kurtin.