Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur të zbulojë një skemë se si mjekë të spitalit të Onkologjikut çonin pacientët nga shteti tek privati.
Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 7 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zv.drejtoresha e përgjithshme e spitalit, farmacistë.
Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara dhe përgjimet. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.
Pjesë nga përgjimet, data 5.12.2023
Afrim-He Rudi.
Rudi-Të lutem fut dikë në sistem që t’i bëjë 6 se m’i kërkoi.
Afrim-A t’i bëj nesër më mirë?
Rudi-Jo, jo a s’e ke Ketën aty?
Afrim- E mirë mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a?
Rudi- Po 6 flakonë.