albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Paratë që ka marr nga tenderat e Ramës do i përdor për parti të re, Lulzim Basha merr…

by Editor
March 28, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Krisja e madhe / 32 nga 59 deputetë të PD-së kundër Bashës. Publikohet lista e emrave
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë pas dorëheqjes së tij nga Partia Demokratike, Lulzim Basha duket se nuk ka humbur kohë dhe ka nisur takimet me bazën e anëtarësisë, që ka qenë në anën e tij në gjithë këto muaj të vështirë.

Nëse shumë mendonin se Basha do të merrte avionin dhe do të nisej për në Hollandë, pas dorëheqjes nga PD, ai ka zgjedhur që të qëndrojë, e madje nën zë flitet se është drejt nisjes së një partie të re politike, ku rreth vetes mund të marrë edhe disa prej deputetëve që PD me Berishën mund t’i rrijë ngushtë.

Gjatë ditës së djeshme në media u raportua se Basha ka marrë edhe zyra të reja, në afërsi të selisë së PD-së, në qendrën Torre Drin, ku pritet të koordinojë dhe aksionin e tij të radhës politik.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Pas dorëheqjes nga PD, ai nuk e mohoi kategorikisht rikandidimin, edhe pse prania në këtë garë e Berishës duket se e zbre ëndrrën për të vazhduar ‘betejën apo misionin e tij’, që një ditë të bëhet kryeministër i shqiptarëve.

Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit është duke fituar gjithnjë e më shumë terren, ku selia tashmë nuk është më e blinduar, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka rinisur turin e tij të takimeve me demokratët në bazë.

Kandidimi i tij duket se e ‘vret’ garën për kryetar, sa kohë që takimete Foltores janë shndërruar dhe si fushatë për rikthimin e tij në krye të partisë pas afro 9 viteve.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL