albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Partitë nuk arrijnë të formojnë qeverinë, Bullgaria drejt zgjedhjeve të reja

by Editor
August 5, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Partitë nuk arrijnë të formojnë qeverinë, Bullgaria drejt zgjedhjeve të reja
Share on FacebookShare on Twitter

Partia bullgare “Ka një popull të tillë” (ITN) ia ktheu mandatin për të formuar një qeveri presidentit Rumen Radev, pasi dështoi të ndërtonte një koalicion të qëndrueshëm duke e vënë vendin në rrugën e zgjedhjeve të shtata legjislative në tre vjet.

Bëhet e ditur se ITN-së, e cila doli e gjashta në zgjedhjet e 8 qershorit me vetëm 16 vende në parlamentin me 240 vende, iu ofrua mandati më 29 korrik pasi qendra e djathtë GERB dhe “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) nuk arritën të formojnë një qeveri.

“Kemi zbuluar se nuk kemi qëllime të përbashkëta. Kështu që ne e kthejmë mandatin e paplotësuar”, tha kreu i ITN, Toshko Iordanov.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Siç raportohet, Radev tani duhet të emërojë një kryeministër të përkohshëm dhe brenda dy muajve duhet të thërrasë një votim të parakohshëm, shkruan Reuters.

“Spiralja e zgjedhjeve jopërfundimtare vazhdon dhe ajo jo vetëm që shkakton acarim, por gjithashtu zhbllokon një sërë procesesh shkatërruese”, tha Radev.

Ndryshe, Bullgaria, anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian dhe një nga shtetet e tij më të korruptuara, është “rrënuar” nga qeveritë që nga protestat kundër korrupsionit në vitin 2020 që ndihmuan në rrëzimin e një koalicioni të udhëhequr nga GERB.

Zgjedhjet e qershorit u shkaktuan nga kolapsi i një koalicioni të përbërë nga GERB, i cili kishte mbajtur pushtetin për pjesën më të madhe të 15 viteve të mëparshme, si dhe partinë PP.

Partia GERB doli e para në votimin e qershorit, duke fituar 68 vende, ndërsa partia PP siguroi 39 të tilla.

Të dyja janë gjerësisht pro BE-së dhe pro tregut, por ato janë të ndjekura nga grindje të vazhdueshme dhe rivalitete personale.

Bullgaria, gjithashtu një anëtare e NATO-s, ka nevojë për një periudhë qeverisjeje të qëndrueshme për të përshpejtuar rrjedhën e fondeve të BE-së në infrastrukturën e saj.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL