Sot do të nis viti i ri shkollor në Kosovë 2022/2023, me një muaj vonesë, pasi mësuesit ishin në grevë.
Greva ishte shpallur më 25 gusht nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në arsim Këshillit Grevist i printe Rrahman Jasharaj.
Përkundër thirrjeve për ndërprerje të grevës nga Qeveria e Kosovës, Këshilli Grevist refuzonte. Takimi mes Kurtit dhe Rrahman Jasharajt ndodhi më 13 shtator. Pa marrëveshje, por me keqkuptime.
Greva është pezulluar deri në janar.
“Nuk e kemi mbaruar grevën, e kemi pezulluar. Qeveria t’i miratojë kërkesat tona”, kishte thënë SBAShK.
E Ministria e Arsimit në kohën kur greva u pezullua ka përmendur testimin me shkrim të mësimdhënëseve si dhe ngritjen e numrit të inspektorëve.