TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hequr xhaketën dhe ka përveshur mëngët duke u shndërruar në disa minuta si picajol në fshatin e madh të picave napolitane të bëra te Sheshi ‘Italia’ në kuadër të Javës së Kulturës italiane. Rama ka përgatitur një pica nga e para, nga brumi deri te servirja për qytetarët, ndonëse nuk ka qenë edhe shumë i kënaqur nga vetja, pasi nuk i ka dalë.
“Pse e imja nuk është rrumbullake si e jotja”, i tha Rama picajolit nga Italia.
Megjithatë, ai tha se është shumë i lumtur që po merr pjesë në këtë aktivitet, teksa ka vlerësuar ambasadën italiane për të gjitha eventet e bëra, duke e cilësuar si “kampione” pasi ka organizuar më shumë aktivitete në Javën e kulturës.