Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur në drejtuesit e rinj të qarqeve të partisë demokratike.
Berisha tha përpara drejtuesve të qarqeve të PD-së se duhet që të iniciohet revoltë popullore, duke protestuar.
“Të iniciohet revoltë e përgjithshme popullore, për qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky mision kërkon që të garantojmë shqiptarët që vota e tyre nuk mund të varroset pa hyrë në kuti dhe se ajo nuk do kthehet në krim dhe krimi në votë. Detyra juaj është e veçantë. Ju jeni politikanë me përvojë dhe do bëni gjithçka për të mirën e qytetarëve. Ju duhet të organizoni demokratët, ata presin të organizohen”, u shpreh Berisha.
Ai tha se detyra është që të frymëzoni demokratët dhe ti japim përparësi protestës.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F1258319885539233%2F&show_text=false&width=560&t=0