Pas Pediatrisë së QSUT është drejt përmbylljes edhe një tjetër investim për shëndetin e fëmijëve. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se po përfundojnë punimet në Pediatrinë e Elbasanit.
“Mirëmëngjes dhe me pediatrinë e re të Elbasanit që është drejt përfundimit, një tjetër shembull i vizionit tonë për shëndetësinë që duam, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Spitali i ri do të jetë me kapacitet 15 shtretër në urgjencë dhe 60 shtretër në pavijone ndërkohë që do të ketë standarde europiane dhe aparatura të teknologjisë të lartë.