Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, duke folur para të rinjve që marrin pjesë në Forumin e liderëve të rinj në Novi Sad ka bërë një deklaratë të bujshme.
Pendarovski u shpreh se dhe ai vetë do të ikte nga vendi për shkak se mundësia për të qëndruar të rinjtë në Ballkan është në atë që të fillojnë të përdorin resurset e tyre dhe të vazhdojnë nismat rajonale që të krijohet diçka si BE e vogël.
Këtë deklaratë e kritikoi opozitarja VMRO-DPMNE, sipas së cilës, Maqedonia nuk ka më kohë për të pritur. Menjëherë pas deklaratës reagoi edhe vetë presidenti sipas së cilit fjalët e tij menjëherë janë përdorur për llogaritje politike-partiake dhe se të gjithë udhëheqësit politik kanë përgjegjësi, nga pavarësia e deri më sot.