albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Pepe, “bad boy” i futbollit që deri 17 vjeç flinte me mamin

by Editor
February 27, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Pepe, “bad boy” i futbollit që deri 17 vjeç flinte me mamin
Share on FacebookShare on Twitter

Pepe është një nga futbollistët me të vështirë dhe të komplikuar për t’u përballur dhe arbitruar, siç ka treguar edhe ndeshja e nxehtë e luajtur pak kohë më parë kundër Sportingut të Lisbonës, e mbyllur me një karton të kuq dhe rrezikun e një skualifikimit të madh.

Megjithatë, edhe më të “këqijtë” e futbollit kanë një zemër. Edhe ata, në fund të fundit, janë fëmijë. Qendërmbrojtësi i Porto-s ka rrëfyer shumë gjëra të jetës së tij në intervistën e dhënë për TribunaExpresso.

Dhe nëse historia kur ka fluturuar në Portugali nga Brazili me vetëm pesë euro në xhep ka bërë bujë, imagjinoni çfarë efekti mund të ketë zbulimi se Pepe është një “çun mami”.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Pak kohë më parë, Pepe ka rrëfyer se kur është larguar nga shtëpia e prindërve për të gjetur suksesin në Europë, ka fjetur në krevatin e tyre!

“Deri kur kam ardhur në Portugali në moshën 17 vjeç, flija në krevatin e madh dhe mund ta imagjinoni skenën… Isha shumë i formuar fizikisht që në atë kohë dhe flija me prindërit e mi, kështu që besoj se babait tim nuk i pëlqente shumë që unë isha aty”.

Mes të qeshurave ka patur kohë edhe për një kujtim sentimental.

“Një herë kam folur me mamanë time dhe më ka thënë se kur isha i vogël më pëlqente shumë t’i përkëdhelja flokët. Unë i jam përgjigjur duke i thënë se ndoshta e dija që atëherë se ndoshta do të kalojë shumë kohë larg saj”.

Domethënë, një i fortë me zemrën e artë. Sado i frikshëm të duket në fushë duke mos i kursyer kundërshtarët (si shqelmat ndaj rivalëve të shtrirë në tokë), Pepe kthehet një fëmijë si shumë të tjerë pasi ndeshja mbaron.

Një që e di shumë mirë se është me shumë fat dhe që kërkon të ndihmojë atë që nuk janë me fat. Siç ka bërë në kohën kur luante te Besiktas-i. Para se të largohej nga skuadra që ishte në krizë financiare, ai ka hequr dorë nga rroga e tij e fundit dhe ka kërkuar që paratë e kursyera të përdoreshin për të paguar një pjesë të stafit, veçanërisht ata që kujdeseshin për kuzhinën dhe fushën.

Me pak fjalë, më mirë ta takosh në rrugë sesa në fushë!

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL