albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Përgatitje për luftë? 6 luftanije ruse nisen drejt ‘Detit të Zi’!

by Editor
February 9, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë luftanije ruse janë nisur nga Deti Mesdhe drejt Detit të Zi për të kryer ushtrime, citohet të ketë thënë të martën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Kjo ministri tha se ky veprim ka qenë lëvizje e paraplanifikuar e burimeve ushtarake.

Sipas një dëshmitari të agjencisë “Reuters”, tri luftanije ruse kaluan nëpër ngushticat turke drejt Detit të Zi të martën. Burimet turke thanë se tri luftanije të tjera pritet të kalojnë nëpër vijën e njëjtë të mërkurën.

Në mesin e luftanijeve janë “Korolev”, “Minsk” dhe “Kaliningrad”, të cilat kaluan nëpër Ngushticën e Bosforit të martën, ndërsa luftanijet “Pyotr Morgunov”, “Georgy Pobedonosets” dhe “Olenegorsky Gornyak” pritet të kalojnë andej të mërkurën.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ligjërisht, Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, do të mund t’i mbyllte ngushticat e saj për kalimin transit të anijeve, nëse Rusia do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak kundër Ukrainës, shkruan Reuters.

“Turqia është e autorizuar që t’i mbyllë ngushticat për të gjitha luftanijet e huaja në kohë lufte ose kur kërcënohet me agresion. Gjithashtu, ajo është e autorizuar që t’ua refuzojë kalimin transit të gjitha anijeve tregtare që u përkasin shteteve që janë në luftë me Turqinë”, tha Yoruk Isik, analist gjeopolitik dhe drejtor i kompanisë konsultative “Bosphorus Observer”.

Turqia, e cila ka kufi detar në Detin e Zi edhe me Ukrainën, edhe me Rusinë, ka thënë se konflikti ushtarak do të ishte i papranueshëm dhe i ka thënë Moskës se pushtimi i Ukrainës do të ishte veprim jo i mençur.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL