albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përgjaket futbolli në Kosovë/ Tre tifozë plagosen me thikë, një në gjendje të rëndë

by Editor
September 5, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Përgjaket futbolli në Kosovë/ Tre tifozë plagosen me thikë, një në gjendje të rëndë
Share on FacebookShare on Twitter

Futbolli kosovar u përgjak pasditen e ditës së djeshme.

Në Prag të derbit mes Prishtinës dhe Ballkanit e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, e vlefshme për javën e pestë të Superligës, u regjistrua një ngjarje shumë e rëndë ku pati përplasje mes tifozerive të të dyja skuadrave.

Mësohet se tifozët e grupimit Plisat sulmuan ata të grupimit Xhebrailat nga Suhareka dhe sipas drejtorit Sportiv të skuadrës së Ballkanit, Nderim Nexhipi që foli për mediat kosovare, 3 persona u goditën me thikë, një prej të cilëve është në spital në gjendje kritike për jetën.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Episodi i shëmtuar bëri që sfida mes Prishtinës dhe Ballkanit të niste me vonesë dhe sa për kronikë ishte skuadra kampione në fuqi e Kosovës ajo që fitoi këtë ndeshje me rezultatin 1-0.

Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja i mjaftoi goli i Rrahanit për të marrë këtë fitore që është e treta radhazi në kampionat, ndërkohë që këtë të enjte, skuadra nga Suhareka do të nisë aventurën e saj  në Conference League, në një sezon historik për të teksa për herë të parë ajo merr pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL