albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përgjimi në Kosovë / Kusari e Vetëvendosjes “koordinohej” me Simiç nga Lista Serbe, e akuzojnë se ka folur edhe me kriminelin Radoiçiç

by Editor
July 10, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Përgjimi në Kosovë / Kusari e Vetëvendosjes “koordinohej” me Simiç nga Lista Serbe, e akuzojnë se ka folur edhe me kriminelin Radoiçiç
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat në Kosovë kanë publikuar një audio përgjim të kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

Në përgjimin e publikuar nga gazetari Berat Buzhala i “Nacionales”, flitet për disa takime dhe koordinimet që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe.

Sipas audio-përgjimit, Simiç i thotë Kusarit se ajo ka folur  dhe me Milan Radoiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë. Radoiçiç është ekstremist serb i dyshuar për vrasje si dhe i sanksionuar nga SHBA.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Kusari ka reaguar duke mohuar të ketë komunikuar me Radoiçiç.

Biseda në audio-përgjim:

-Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza: “Dy tre minuta”

Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”

Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

Mimoza: “Pse po më thua mua?”

Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”-

Këto incizme janë regjistruar në qershor të vitit të kaluar.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL