albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përjashtime, sherre dhe thyerja e traditës nga Luizi/ Ja ngjarjet kryesore që shoqëruan Big Brother Vip 3

by Editor
May 25, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Përjashtime, sherre dhe thyerja e traditës nga Luizi/ Ja ngjarjet kryesore që shoqëruan Big Brother Vip 3
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte merr fund dhe rrugëtimi i “Big Brother Vip 3”, ku fituesi do të shpallet nga vota e publikut mes Julit, Eglës, Romeos, Heidit dhe Meritonit.

Ky program nisi prej janarit dhe në të morën pjesë mbi 30 konkurentë.

Ashtu si çdo vit dhe ky sezon u shoqërua me polemika, debate dhe përjashtime.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ky Big Brother do të mbahet mend për përjashtime me zarf të zi, nga ku u larguan Sara Gjordeni, Klodian Duro, e po ashtu dhe Egla, Ilnisa e Meritoni të cilëve “Vëllai i madh” ju dha dhe një tjetër shans duke i futur në televotim të tre, ku u eleminua gazetarja Ilnisa Agolli.

Po ashtu lanë garën me vendimin e tyre Drini Zeqo, Fatjon Kuqari e Jetmir Saliaj.

Rikthimet

Në Big Brother Vip 3 morën pjesë 4 personazhe të cilët provuan për herë të dytë eksperiencën e Big Brother. Ata ishin Jetmir Saliaj, Liami, Graciano dhe Rike Roçi. Dy prej tyre Graciano dhe Liami kishin qënë dhe më parë pjesë e të njëjtit sezon.


5 Ngjarjet e bujshme

Arrestimi i Liam Osmanit nga policia e shtetit brenda ambineteve të shtëpisë. Kjo për një çështje të hapur që ai kishte policinë, por që sipas tij nuk kishte informacion. Ai u doli pas ditësh dhe ju dha sërish mundësia për të rihyrë.

Eleminimi i tre banorëve dhe rikthimi me televotim

Për shkak të një konflikti që shkoi në ofendime të rënda Egla, Meritoni dhe Ilnisa u eleminuan me zarf të zi, por vëllai i madh i dërgoi në dhomën e bardhë për një javë, ku në shtëpi publiku zgjodhi të rikthejë Eglën dhe Meritonin.

Rikthimet me biletë fati

Pas eleminimeve nga votat e publikut Sara Gjordeni, Rike Roçi dhe Erjola Doçi u rikthyen me biletën e kthimit.

Treshja Juli-Romeo-Meriton
Miqësi dhe armiqësi

Në fillimet e Big Brother, Juli kishte një raport mjaft të mirë me Romeon e po ashtu dhe me Meritonin. Kurse Romeo dhe Meritoni ishin miq të ngushtë prej jashtë dhe këtë e brohoritën me të madhe që prej fillimit. Por as Romeo-Meriton, as Meriton-Juli dhe as Romeo-Juli nuk e zbatuan kodin e miqësisë pasi ky vit do të mbahet mend për konfliktet e herë pas hershme mes tyre.

Për herë të parë 3 çifte

Do të mbahet mend po ashtu për krijimin e tre çifteve që deri më tani konfirmojnë se janë bashkë. Romeo dhe Heidi janë të dy konkurentë për finale, Ilnisa po e pret Meritonin jashtë, kurse Sara dhe Bardhi janë në një pritje të ëmbël.

Luiz Ejlli thyen traditën

Në dy edicionet e para fituesi i Big Brother është futur në shtëpi dhe ka qëndruar me banorët. Të gjithë e prisnin këtë nga fituesi i edicionit të kaluar Luizi të hynte në shtëpi, por kjo nuk ndodhi. Ai këndoi vetëm këngën e tij të re dhe nuk i takoi banorët duke thënë se kishte firmos një kontratë me Top Channel për këtë gjë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL