Personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.
Sipas informacioneve jozyrtare nga “Indeksionline”, i riu me inicialet A.K dyshohet se është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
I dyshuari menjëherë pas arrestimit është dërguar në Uroševac për t’u marrë në pyetje.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. mashkull/kosovarë, i moshës 33-vjeçare. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës.