albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plagosja e Ervis Nelës në Tiranë/ Arrestohet babai dhe vëllai i autorit, shkak u bë prishja e pazareve të drogës në Gjermani 

by Editor
September 12, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Plagosja e Ervis Nelës në Tiranë/ Arrestohet babai dhe vëllai i autorit, shkak u bë prishja e pazareve të drogës në Gjermani 
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ditës së djeshme në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë. Mario Nela plagosi ditën e djeshme të afërmin e tij Ervis Nelën me armë zjarri.

Bëhet me dije se shkaku i plagosjes ishe prishja e pazareve të drogës në Gjermani. Sipas informacioneve të afërmit kanë patur disa konflikte në Gjermani për pazare droge, dhe e kishin lënë ti sqaronin në Shqipëri.

Mësohet se autori Mario Nela kishte ardhur nga Gjermania në vendin tonë ditën e martë dhe dje ndodhi takimi me Ervis Nelën, takim i cili përfundoi në plagosje. I plagosuri u paraqit vetë në një spital privat ditën e djeshme për të marrë ndihmë mjekësore nga ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Për pasojë janë arrestuar babai i autorit Gentjan Nela dhe i vëllai Emanuel Nela. Autori Mario Nela vijon të jetë në arrati, ku vijon puna për kapjen e tij. Nga kontrollet në shtëpinë e të arrestuarve janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri një shtetas, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Shoqërohen në Polici 2 prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL