TIRANA- Autoritetet vijonë kërkimet për kapjen e efektivit Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit 45-vjeçarin Lorenc Kosta pasi dyshohet se ky i fundit kishte një lidhje sentimentale me bashkëshorten e policit. Bëhet me dihe se Policia pas kërkimeve në zonën e Dajtit, i ka shtrirë kërkimet edhe në zona apo banesa të të afërmve të efektivit Goxhara teksa vijojnë edhe jashtë Tiranës apo edhe në vendin e tij të origjinës, Memaliaj.
Paralelisht policia vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet. Po pas ngjarjes Goxhara ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut. Rrugës në taksi Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se “më mirë vras vetën se të kalbem në burg”. Në zonën e Freskut ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap, por ka arritur të largohet.