Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen “Pavarësia” në Vlorë këtë të mërkurë.
Dyshohet se ka pasur një konflikt në afersi të një marketi dhe është shtënë me armë zjarri ndaj Diego Hanajt i cili ka marrë dy plumba.
Ai është dërguar në spital, ku po merr edhe kujdesin e duhur mjekësor.
“Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.