albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plas grushti te Partizani, babai i futbollistiti godet anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

by Editor
September 4, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Plas grushti te Partizani, babai i futbollistiti godet anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Share on FacebookShare on Twitter

Jashtë duket sikur gjithçka shkon mirë, por situata brenda Partizanit po “zien”.

Mësohet se gjatë stërvitjes së pasdites së djeshme shoferi i autobusit të klubit, Argent Lala, ka sulmuar fizikisht Pano Xhixhon, i cili “de fakto” është këshilltar në klub, ndërsa zyrtarisht mban postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së.

Përveç kësaj, të paktën nga ajo që flitet në “korridore”, Xhixho ka rol në vendimet që merren te Partizani. Burime në skuadër bëjnë me dije se shkaku i kësaj përplasjeje ka qenë trajtimi që klubi i ka bërë futbollistit Franci Lala, i cili është i biri i Argentit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Mbrojtësi i rritur në akademinë e klubit u rikthye gjatë kësaj vere në skuadrën e kuqe, por fillimisht Abilaliaj dhe më pas Veselinoviç e kanë mënjanuar totalisht, duke mos e përfshirë as në listën e lojtarëve për ndeshje.

Gjërat mësohet se kanë degraduar në seancën e djeshme, kur lojtari është lënë të bëjë vrapime anës fushës.

Në këtë moment duket se gjakrat janë nxehur dhe babai i futbollistit, që shërben në klub prej afro dy dekadash, ka sulmuar fizikisht me grushte Pano Xhixhon.

Lala ka konsideruar Xhixhon si një nga shkaqet që djali i tij është injoruar nga ana e stafit dhe në gjaknxehtësi e sipër ka ndërmarrë këtë veprim aspak të përshtatshëm.

Pas sherrit mësohet se është njoftuar presidenti Demi, i cili menjëherë ka vendosur shkarkimin e shoferit të klubit.

Drejtori Abilaliaj nuk kanë qenë i pranishëm në stadium në momentin e përplasjes, teksa ky incident komprometon shumë të ardhmen e Franci Lalës në ekip.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL