Dita e shtunë ishte e përgjakur në Tiranë. Një person u vra dhe një tjetër u plagos. Amarildo Hoxallari humbi jetën në spital pasi u qëllua me thikë nga Darmen Keli 25 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Unazës së re në Tiranë. 34-vjeçari Hoxhallari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Sipas raportimeve, viktima, me precedentë të mëparshëm penalë, kishte ngacmuar të dashurën e autorit, i cili më pas reagoi duke e qëlluar atë me thikë në gjoks dhe këmbë.
Amarildo Hoxhallari rezulton që në janar 2015 të jetë arrestuar si porositës i atentatit ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit.
Në atentatin e 5 janarit 2015 në Rrugën e Kavajës mbeti i plagosur Serjani dhe efektivi i GOS Roland Meta.
Ndërkohë që dje disa orë më vonë një tjetër person u plagos me thikë në kryeqytet.