albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Po më mbytet vëllai”/ Telefonata nga Shqipëria që “ngriti në këmbë” agjencitë ndërkombëtare

by Editor
September 14, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Po më mbytet vëllai”/ Telefonata nga Shqipëria që “ngriti në këmbë” agjencitë ndërkombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka qenë ajo që ka rezultuar në shpëtimin e disa emigrantëve shqiptarë që po tentonin të kalonin kanalin e La Manche në mënyrë ilegale.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka qenë një telefonatë nga Shqipëria ajo që ka çuar në një operacion ndërkombëtar që shpëtoi emigrantët, ngjarje e cila ndodhi në 27 gusht.

Vëllai i një prej personave që ishin në varkë, ka telefonuar numrin e emergjencës në Dover, Delauer, SHBA, duke menduar se po komunikonte me Dover, në Britani. Ngatërresë kjo e ndodhur pasi numri i kontaktit është gjetur nga një kërkim në Google.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Biseda mes shqiptarit dhe punonjëses së ndihmës së shpejtë:

Punonjësja: Ku zotëri? Janë në gjirin e Delauerit, apo jashtë?

Shqiptari: Nuk e di me saktësi. Janë në ujë, në mes të ujit atje në Francë, Angli, në mes.

Punonjësja: A janë këto koordinatat?

Shqiptari: Po.

Duke pranuar se përpjekja për të referuar telefonuesin në numrin e emergjencës së Francës mund të kushtonte kohë të çmuar, që mbase ata që ndodheshin në mes të detit nuk e kishin, operatorja mbajti shqiptarin në linjë dhe u lidh vetë me autoritetet franceze duke u përcjellë të dhënat kritike.

Brenda katër minutave, u vendosën kontakte me disa agjenci, duke përfshirë Rojet Bregdetare të SHBA, Rojet Bregdetare Franceze, Rojet Bregdetare të Madhërisë së Tij në Angli, Qendrën e Koordinimit të Agjencisë Detare dhe Bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar dhe stacionet e policisë në Dover, Angli, thanë zyrtarët.

Policia e Dover tha se 15 minuta e 48 sekonda pas thirrjes fillestare, Agjencia Detare dhe e Rojës Bregdetare konfirmoi se ekipet e shpëtimit ishin rrugës për në koordinatat ku ndodhej anija.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL