albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës”, Kurti nxjerr prova të reja

by Editor
June 21, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
“Policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës”, Kurti nxjerr prova të reja
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi si dëshmi se policët e rrëmbyer nga Serbia ishin brenda territorit të Kosovës.

“Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai edhe njëherë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor dhe që faktori ndërkombëtar që të dënojë agresionin e Serbisë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar. Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999”, ka deklaruar Kurti.

Më 14 qershor, forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kufitar të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë. Kurti ka thënë se tre policët kanë qenë te tryeza e improvizuar duke drekuar dhe janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer.

Tre zyrtarët policor, të cilët po mbahen peng Serbia, janë vizituar nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, të cilit i kanë treguar rrëfimin e tyre rreth momentin të rrëmbimit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL